E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina me dy të rinj rrëzohet nga disa metra lartësi, humb jetën një 17-vjeçar
Lajme

Makina me dy të rinj rrëzohet nga disa metra lartësi, humb jetën një 17-vjeçar

Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa një tjetër 20-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë dhe paraprakisht sipas policisë automjeti ku udhëtonin dy të rinjtë ka rënë disa metra poshtë rrugës

“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën  shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.