Makina me një timon/Shkëlzen Berisha ironizon Ramën: Ti s’ke patentë…
Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale, deklaratat e Edi Ramës për të drejtuar makinën pa mbajtur njeri në prehër.
“Ky që kërkon t’a lenë të vetëm në timon, nuk ka as patent”, shkruan Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale.
Gjatë takimeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit, Edi Rama i ka drejtuar një apel qytetarëve për të votuar PS-në në arritjen e 71 mandateve, që do t’I bënin të mundur krijimin e një qeverie pa pasur aleatë në qeverisje. /360grade.al/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


