Makina në Vlorë bëhet shoshë me plumba, dyshohet për të plagosur
Sërish terror në Vlorë, qyteti i cili duket se nuk po gjen qetësi nga krimet e shumta. Këtë të dielë një makinë në aksin Vlorë- Fier- Novoselë është qëlluar me breshëri automatiku.
Deri më tani mësohet se makina ka marrë dhjetëra plumba dhe se dyshohet për të plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë.
Si pasojë e të shtënave me armë raportohet se një person është plagosur.
I plagosuri është me iniciale R.A dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërsa policia ka shkuar në vendin ngjarje, ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



