Makina përfundon jashtë rruge, tre persona të plagosur
Një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob, doli nga rruga dhe për pasojë mbetën të lënduar edhe dy pasagjerët brenda tij përveç shoferit.
Ata po marrim mjekim në spitalin e Fierit.

Njoftimi:
Sot rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



