MAKINA PËRMBYSET NË QENDËR TË SHKODRËS, PLAGOSET SHOFERI
Një makinë është aksidentuar në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme para Poliklinikës, ndërsa raportohet se makina e tipit ‘Volkswagen Golf 7’ ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Si pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet identiteti i shoferit dhe shaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




