E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina përplas këmbësoren në qendër të qytetit
Lajme

Makina përplas këmbësoren në qendër të qytetit

Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje është shënuar në orët e pasdites në kryqëzimin Dinamo në Elbasan.

Nga të dhënat e para mësohet se një 23 vjeçar me iniciale G.Gj, teksa drejtonte veturën e tij tip Citroen me targë AA 775 MS, ka përplasur këmbësoren R.H, 65 vjeçe banuese në Elbasan.

Mësohet se e moshuara është dërguar menjëherë në spitalin Kirurgjik për ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.