MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN, ARRATISET NGA VENDNGJARJA SHOFERI
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë ku një mjet ka përplasur një këmbësor.
Mësohet se 65 vjeçari si pasojë e përplasjes ka marrë plagë të shumta dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Raportohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit, i cili tashmë është identifikuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



