Makina përplas këmbësorin në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Mësohet se në Lungomare një automjet tip Peugot me targa AA 768 VP ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë personi rreth 55 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spital. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit 34-vjecarin me iniciale A.M dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. aksident-vlore
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



