Makina përplas për vdekje një grua në Durrës
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Si pasojë e aksidentit dhe plagëve të marra ka humbur jetën një grua rreth 50 vjeç. Shoferi ka lënë në tokë gruan dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të bërë të mundur identifikimin e shoferit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



