E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina përplaset me motoçikletën, plagoset 18-vjeçari
Lajme

Makina përplaset me motoçikletën, plagoset 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune, në fshatin Zgjup Fushë.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, që drejtohej nga 18-vjeçari.

“Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh,  një mjet është përplasur me një motoçiklet. Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T.,  rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.