Makina përplaset me një motor ne Fier
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Sipas raportimeve të para, një makinë dhe një motor janë përfshirë në aksident. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtues i motorit, 23-vjeçari Valter Bodaj, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, Mynyr Troka, dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



