E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina shkatërrohet në Tiranë-Elbasan, plagoset shoferi
Publik News

Makina shkatërrohet në Tiranë-Elbasan, plagoset shoferi

Nga pamjet e siguruara shohet se një automjet është përplasur keq me pjesën e malit, duke dalë nga rruga.

Makina ka marrë dëmtime të shumta dhe dallohet qartë se një pjesë e llamarinës së saj dhe xhamat janë shkatërruar.

Deri në këto momente nuk dihet me saktësi nëse ka persona të plagosur apo jo, por ambulanca në vendngjarje është parë duke transportuar një person për në spital.

Gjithçka ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, pa mbërritur në tunelin ndërtuar sëfundmi.

16:19 – Policia: Mjeti ka dalë nga rruga

I kontaktuar nga JOQ.al, zëdhënësi i policisë, Gent Mullai, bëri me dije se shkak i aksidentit, paraprakisht dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit nga shoferi, ç’ka ka sjellë daljen e mjetit nga rruga.

I dëmtuar lehtë dhe jo në gjendje kritike për jetën është drejtuesi i automjetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.