Makina shpërthen në flakë dhe digjet plotësisht në Llogara, shoferi…
Një makinë ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Llogara.
Newsbomb.al mëson se mjeti tip Citoren C3 është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë me shpejtësi pa u lënduar. Mjeti ka qenë në ecje kur ka marrë flakë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.
Për disa minuta trafiku në rrugën e Llogarasë është bllokuar, ndërsa udhëtarët e rastit edhe pse janë përpjekur të shuajnë flakët nuk ja kanë dalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







