E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina shtyp nxënësin në Berat dhe largohet, 15-vjeçari në gjendje të rëndë
Lajme

Makina shtyp nxënësin në Berat dhe largohet, 15-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Mbreshtan të Beratit.

Një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në Shkollën “Kristaq Capo” dhe është larguar nga vendngjarja. 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Beratit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Dyshohet që i mituri të jetë përplasur nga një mjet tip “BMW”, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e autorit.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.