E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina u përplas me murin, identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Lezhë
Publik News

Makina u përplas me murin, identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Lezhë

Aksidenti me makinë u mori jetën dy të rinjve mbrëmjen e sotme në Tale të Lezhës.

Automjeti tip ‘Peugeot’ me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie.

Kristjan Margjoni 24 vjeç, drejtues i automjetit dhe Atjola Ademi pasagjere kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë

Në rrugën e Talës,  Lezhë,  automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.