E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maks Velo rrëfen çfarë ndodhi me Fatos Lubonjën në burgun e Spaçit
Publik News

Maks Velo rrëfen çfarë ndodhi me Fatos Lubonjën në burgun e Spaçit

“Me Fatosin jemi takuar për herë të parë në autobus, po shkonim për në Spaç. Shkuam deri atje, pastaj Fatosi ishte atje për disa kohë dhe e çuan në Burrel. Gjatë asaj kohe ishte një nga miqtë e mi më të mirë, por ka kohë që nuk kemi marrëdhënie të ngrohta, por do të them të vërtetën.

Kur isha në Spaç nuk kam parë një qëndrim të tillë si i Lubonjës, ishte qëndrim heroik dhe me shumë risk. Sepse Fatosi tha: Unë nuk shkoj në punë, se jam dënuar me heqje lirie, jo me punë si skllav.

Kjo ishte e rëndë për sistemin. Ishte i pari Fatosi që e tha këtë dhe për muaj të tërë i qëndroi, pavarësisht se e fusnin në birucë, e linin një muaj e nxirrnin ai akoma vazhdonte. Ai ishte person heroik, unë nuk jam i tillë,” – tha Velo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.