E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malaj nxjerr mesazhet e vjetra nga Veliaj për ceremoninë martesore: Do të bëjë armik gjithë qeverinë
Publik News

Malaj nxjerr mesazhet e vjetra nga Veliaj për ceremoninë martesore: Do të bëjë armik gjithë qeverinë

Ish-ministri socialist i Financave dhe ish-deputet i PS-së, Arben Malaj, akuzon Kryebashkiakun Erjon Veliaj se po qeveris me arrogancë dhe babëzi qytetin e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale Malaj ka denoncuar gjobitjen e banorëve rezidentë në rrugën Faik Konica nga policia bashkiake e Veliajt.

“Vetëm në 6 ditët e para të 2020-ës, rezidentët e rrugës “Faik Konica” janë gjobitur 2 deri në 4 herë nga Bashkia e Tiranës vetëm se ajo e do rrugën bosh për betonieret e privatëve.
Veliaj ky shitës fiqsh dhe që bën dasmën në kala, Mazniku që fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogancë dhe babëzi.

Veliaj me papërgjegjshmërinë dhe arrogancen e tij po i sjell Shqipërisë një gjobe 110 milionë euro.

Kur do ndalet me ligj ky keqqeverisës i pa ditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptarët nga arroganca e tigrave prej letre”, shkruan Malaj në rrjet, duke postuar edhe fotot e mëposhtme.

Ndërkohë Malaj ka publikuar edhe një mesazh të vjetër, gjatë kohës kur është martuar kryebashkiaku Erion Veliaj i cili nuk ka pranuar që të ketë asnjë grup xhirimi rrotull, gjatë ditës kur ai martohej në Gjirokastër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.