E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të një lokali
Lajme

Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të një lokali

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri  mëngjesin e së dielës në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Të plagosurit janë Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Po ashtu është identifikuar autori i dyshuar, i cili është Lul Rakaj.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Lul Rakaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.