Malësinë e Madhe/ 26-vjeçari dhunon babain dhe vëllain e tij
Në Malësinë e Madhe, një 26 vjeçar ka përfunduar në pranga. Shtetasi me iniciale V. Gj., 26 vjeç ka ushtruar dhunë mbi babain dhe vëllain e tij. Ndërkohë gjatë arrestimit ai nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Hot, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij, si dhe gjatë shoqërimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



