E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maliq/  Shoferi përplas të moshuarin me biçikletë
Lajme

Maliq/ Shoferi përplas të moshuarin me biçikletë

Një aksident me një të plagosur është regjistruar sot në Maliq. Konkretisht Pojan të Korçës, një person me makinë tip “Golf 4” me targa greke ka përplasur një të moshuar.

Sipas policisë ka përfunduar në spital drejtuesi i biçikletës, shtetasi me inicialet A. M., rreth 70 vjeç. Autori i ngjarjes, është shoferi i makinës, shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan.

Policia

Më datë 20.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin A. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.