E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maliq/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, arrestohet 42-vjeçari!
Lajme

Maliq/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, arrestohet 42-vjeçari!

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur, këtë herë në Maliq. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe ka dëmtuar me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake.

I arrestuari është shtetasi me iniciale M.K., i cili do të përballet me akuzën e dhunës në familje.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policise

Maliq/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi M. K. ka dëmtuar me sende të forta, orenditë shtëpie dhe automjetin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.