Mallakastër/ Aksident i rëndë në gurore, humb jetën një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një gurore e cila ndodhet në fshatin Kallenjë të Ballshit.
Një automjet tip kamion me drejtues një 52 vjeçar me inicialet B.R, është pëmbysur, duke sjellë vdekjen e drejtuesit të mjetit.
Mbetet mister ende sesi kamioni është përmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policise:
Më datën 30.05.2017, ora 10:45, në guroren që ndodhet në fshatin Kalenjë, Ballsh, është përmbysur automjeti tip kamion me targa AA 184 FK, me drejtues shtetasin B.R, 52 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



