E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mallakastër, përrenjtë dalin nga shtrati, dëmtohen urat
Lajme

Mallakastër, përrenjtë dalin nga shtrati, dëmtohen urat

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Korçë dhe Mallakastër. Shumë banesa në fshatra të këtyre zonave janë përmbytur. Në veçanti, në Zemblak të Korçës, dalja e përrenjve nga shtrati ka shkaktuar dëme në infrastrukturën rrugore, ndërsa materiale tokësore kanë zbritur masiv me inerte nga mali.

Në rezultatet e verifikimeve në fshatin Zemblak janë evidentuar 5 banesa të dëmtuara dhe dëmtime në bazën ushqimore të fshatit Shamoll. Përveç kësaj, në fshatrat e tjerë si Shamoll, Belorta, Kuç i Zi, Plasë, Vranisht, Pilur dhe Bitinckë, janë angazhuar rreth 200 forca dhe 32 mjete.

Bashkia Maliq ka raportuar dëme edhe në bujqësi, ku reshjet kanë dëmtuar ura në fshatin Metoh. Dy nga tre urat që shtrihen përgjatë degëzimit të lumit Gjanicë në Mallakastër kanë bllokuar lëvizjen e banorëve të zonës. Situata është në vazhdimësi dhe autoritetet janë angazhuar për të adresuar këto sfida dhe minimizuar pasoja të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.