E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mamaja e Tina Pajollarit: Vajza ime është e pafajshme
Lajme

Mamaja e Tina Pajollarit: Vajza ime është e pafajshme

Lirojeni se është martuar, e pret dhëndri

Ashtu si e bija, edhe e ëma e Martina Pajollarit mohon akuzat e ngritura nga prokuroria për vajzën e saj. Dyshohet se Tina e dinte për planin e vrasjes së Martin Çeços, si dhe ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Ditën e sotme ajo ka dalë përpara gjykatës dhe është njohur me masën e arrestit me burg të paktën deri në seancën e radhës. Pas kësaj ka folur e ëma e Tinës, Miranda Pajollari. Ajo shprehet se tre të akuzuarit dhe vajza e saj janë të pafajshëm.

Ajo deklaron se Tina nuk ka pasur lidhje me Valter Mollajn, i akuzuari kryesor i ngjarjes, por ai i ndihmonte për shkak se jetonin në vështirësi ekonomike. Ajo shprehet se Tina ishte martuar së fundmi dhe se atë po e pret dhëndri në shtëpi

Deklarata e Miranda Pajollarit: “I bëri festë ai, çupa nuk e pranoi, se çfarë na futën në këto ngatërresa. Në polici na kërcënonin, na bënin. Erdhën na morën në 2 të natës, çupën e goditën. Jemi të pafajshëm, ne dhe ata djemtë, na kanë ndihmuar.

Janë shumë të pafajshëm, ata dhe çupa ime. E kanë marrë një natë, ne nuk e dinim vendin. Qante bërtiste çupa, nga kërcënimet i thoshte ato. Ne na ndihmonin për ushqimet për çdo gjë, se kam 4 fëmijë. Valteri na ndihmonte, ka vajzën sa çupa ime. Burri e kërkon vajzën.

Gjykata të më japë çupën, jemi të pafajshëm. Tina është e martuar, ka dy javë çupa që është martuar. Ka bagëtitë në fshat, ngeli këtej dhëndri. Është në Vlorë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.