Në këto ditë karantine, çdokush ka gjetur të bëjë diçka origjinale nga shtëpia e tij duke e postuar në rrjete sociale.
Një nga ata është edhe Ermal Mamaqi. Aktori i humorit ka postuar një video në instagram, ku shihet teksa i bie kitarës, i ka dedikuar dhe një këngë mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, tashmë i njohur për publikun shqiptar.
Përtej humorit, kënga përcjell mesazhin se mjekët janë heronj në këtë luftë me armikun e padukshëm siç është koronavirusi.



