Maminas/ RENEA arreston 35-vjeçarin që kërcënoi babain me sopatë
VIDEO🎥I riu me sëpatë në dorë kërkon të vrasë babain
Ky është momenti kur 35-vjeçari Eduart Hoxha në Maminas kërcënon babain e tij për ta vrarë me sëpatë dhe me thikë. I riu kishte dhunuar të atin dhe më pas e kërcënonte për ta vrarë.
Policia, që u informua për ngjarjen, shkoi menjëherë në adresën e dhënë. Forcat RENEA nxorrën nga banesa të dhunuarin, ndërsa 35-vjeçari u mbyll brenda dhe kundërshtonte forcat e policisë.
Pas disa orësh negociata, RENEA ndërhyri me forcë në banesë duke neutralizuar 35-vjeçarin Eduart Hoxha. Atij iu sekuestrua sëpata dhe thika me të cilat kërcënonte babain e tij.
NJOFTIMI ZYRTAR
Shërbimet e Policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), nga djali i tij.
Pas informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresen e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.
Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.
Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.
Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sëpatë dhe thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



