E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu apel të fortë të rinjve. Ja çfarë u kërkon
Publik News

Manastirliu apel të fortë të rinjve. Ja çfarë u kërkon

Ne Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu u eshte drejtuar me nje thirrje te forte gjithe te rinjve shqiptare.

Teksa shifrat e te infektuarave rriten dita dites, e bashke me ta shtohen mjerisht edhe viktimat, Manastirliu u ben apel te rinjve te heqin dore nga grumbullimet dhe festat, te bejne nje sakrifice te vogel per jeten e familjareve te tyre. 

“Sa herë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoni ju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur”-apelon ajo.

mjek

Ministrja thekson se po bëhet maksimumi, me kapacitetet që jane në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.

“Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë”- thekson ajo.

Mesazhi i Manastirliut

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, unë kam një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë:

Ju lutem, zbatojini masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.

Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më të dobtëve.

Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnë fatale.

Sa herë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo si rrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur në ajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pak edhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëm interesit tuaj.

Sa herë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoni ju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur.

Mendoni për gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur.

Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë nga festat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancim fizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusi përhapet me shpejtësi marramendëse?

A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me një normaliteti të ri, ku kryefjala është KUJDESI, HIGJENA, DISTANCIMI?

E kuptoj indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy. Por kjo nuk e pengon që ai, virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. Të cilët, ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen.

Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve!

Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.

Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë.

Gëzuar Festën dhe kalojeni këtë ditë, ju lutem, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria juaj, në këtë kohë sfiduese që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.