E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu e pranon: Është një opsion në tryezë, por duhet të kemi garanci
Lajme

Manastirliu e pranon: Është një opsion në tryezë, por duhet të kemi garanci

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria ka në tryezë opsionin për hyrjen në lokale me ‘Green pass’. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin, Manastirliu u shpreh se duhet garanci për zbatushmëri të këtyre kushteve.

Teksa iu referua Evropës, si një vatër infeksioni, Manastirliu theksoi se edhe vende si Austria e kanë vendosur ‘Green pass’-in, si kusht për parandalimin e perhapjes se virusit.

“Sa i përket Green pass, Evropa është një epiqendër e virusit. Evropa është një epiqendër e virusit dhe vende si Austria të përfshirë Green pass në masat për reduktimin e përhapjes së Covidit

Ne jemi duke e vlerësuar, është si një opsion në tryezë, por duhet të kemi garancitë e zbatueshmërisë së tij. Nuk ka asnjë vend që të ketë një polic për një qytetar që të ruajë zbatimin e masave. Këtu ka të bëjë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për vaksinat dhe përdorimin e tyre”, deklaroi ndër të tjera ministrja.

Sa i takon vaksinimit të studentëve, ministrja bëri thirrje që të vaksinohen sa më shumë studentë, pasi është i vetmi mekanizëm mbrojtjës ndaj virusit.

“Ne kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e Green pass në çdo universitete. Nuk jemi aty ku kemi dashur të jemi. Tek moshat 18-24 vjec mbulesa vaksinale është 30%, por ne jemi duke bashkëpunuar me universitetet sepse këtu kërkohet ndërgjegjësim i vetë të rinjve, i pedagogeve në mënyrë që ky proces të bëhet sa më shpejt. Ne kemi vendosur në universitet vaksinatore.

Ky proces do të kërkojë edhe bashkëpunimin e vetë universiteteve në raport me zbatimin e këtij programi.

Si ministri Shëndetësie ne nuk rekomandojmë si bëhet mësimi. Ne themi që çdo student që aksesor në universitet duhet të paraqesë kartën e vaksinimit. Duhen marrë masa që të vaksinohen sa më parë studentët”, tha ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.