E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu i jep i jep 642 MLN lekë koncesionarit të Laboratorëve
Lajme

Manastirliu i jep i jep 642 MLN lekë koncesionarit të Laboratorëve

Vetëm pak ditë më parë JOQ Albania denoncoi skemën se si koncesionari i dializës dhe ai i laboratorëve vodhëm mbi 700 milionë lekë nga Shëndetësia, sigurisht me ndihmën e ministrisë Ogerta Manastirliu. Dhe kjo e fundit nuk po di të ndalet kur vjen fjala tek këto afera.

Ka firmosur edhe një tjetër kontratë për firmën PEGASUS. sh.p.k në pronësi të  Janis Karathano. Kjo kompani është degëzim i kompanisë ‘AB Laboratory Solution ‘B.V e regjistruar në Hagë të Holandës, e cila ka një pjesë të aksioneve në koncesionarin për laboratorët.

Epo greko-shqiptarit nuk i mjaftojnë milionat që merr nga koncesioni, edhe pse shërbimet janë copë, por tani iu është vënë tenderëve. Më datë 18 korrik, Spitali Rajonal “Memorial” Fier ka firmosur tenderin me objekt loti 1 “Blerje kite dhe reagentë” dhe fond limit 673 milionë lekë, pa TVSH.

Sikur duket në dokumente për këtë tender kanë aplikuar tre firma, por dy prej tyre janë nxjerrë nga garë dhe në fazën e dytë mbeti vetëm firma PEGASUS. sh.p.k. Rrjedhimisht, ajo mori fitoren pa garë fare dhe për këtë tenderit është vënë “Red Flag”, si kambanë alarmi për abuzimin që po bëhet.

Në këtë rast njëra firme ishte fiktivisht, sepse nuk kishte paraqitur asnjë ofertë, ndërsa firma tjetër edhe pse kishte ofertë më të ulët nuk u mor në konsideratë fare. Është e qartë që fituesi ishte paracaktuar!

Ndërkohë vlen të kujtojmë se, sipas një raporti të KLSH, edhe koncesionin e laboratorëve firma e Karathanos e ka marrë në shkelje të ligjit, por vitet po ikin dhe çështja ka mbetur në hetim që prej vitit të shkuar. Ndërsa ministria nuk ka dhënë asnjë fjalë për këto hetime, por vazhdon t’i mbush arkën me para./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.