Manastirliu: Javën tjetër nis testi i ri për antitrupa, do tetojmë mjekët, policët dhe personat me imunitet të dobët
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar mbrëmjen e sotme se javën tjetër do të nis një testim i ri, fillimisht në radhët e mjekëve, policëve dhe personave me imunitet të dobët, i quajtur testi serologjkik që mat nivelin e antitrupave në gjak.
Në një intervistë për Eni Vasilin, Manastirliu tha se testet janë blerë dhe javën tjetër do të nis testimi i grupeve të riskut, për të evidentuar personat me imunitet të dobët.
“Nga java tjetër do nisim një testim te mjekët për antitrupa. Një testim i ri serologjik. Do shohim kush ka imunitet më të dobët. Ky testim do shtrihet dhe te grupet e tjera të riskuara, përveç mjekëve dhe te policiët dhe personat që janë infektuar.
Testet janë blerë, struktuar është e ngritur dhe ISHP është duke punuar me QSUT për të elaboruar këtë studim për grupet e riskut. Javën tjetër pritet të nis dhe do ju informojmë për rezultatet”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Më tej, ministrja tha se në Shqipëri fatmirësisht nuk ka humbje jete për shkak të covid-19 në radhët e mjekëve. Manastirliu foli dhe për mjekun Roland Xhaxho, për të cilin tha gëzon shëndet të mirë dhe është duke u rikuperuar.
“Profesor Roland Xhaxho gëxon shëndet të mirë dhe është duke u rikuperuar. Ne jemi të bindur se nuk do kemi humbje jete në radhët e mjekëve. Ne jemi përpjekur maksimalisht të mbrojmë mjekët me mjete mbrojteëse”, përmbylli ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



