Manastirliu jep 700 milionë tendër të dyshimtë për INA e Nand Çaushit
Gerta e Shëndetësisë është ndër ato drejtues institucionesh që nuk e ka patur aspak problem të bëjë tendera në shifra të larta dhe të dyshimta pasi për çudi nuk i ka hyrë kurrë ndonjë gjemb në këmbë. Abuzimet me tenderat e shëndetësisë historikisht kanë qenë të frikshme dhe duket se përsëri vazhdojnë të tilla duke qenë se askush nuk heton apo merr masa.

Në rastin e sotëm do t’ju paraqesim një tender që ka si numër reference REF-65914-04-13-2023 dhe objekt: “Lot.4 Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier”. Shikohet se fondi limit i kësaj procedurë është llogaritur në 75,168,476 lekë të reja pa TVSH ose gati 900 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.
Duke parë dokumentacionin që shoqëron këtë procedurë, vihet re se ka disa elementë të dyshimtë. Kështu rezulton se njëri nga pjesëmarrësit nuk ka ofruar fare ofertë duke ngritur dyshime se ka marrë pjesë sa për numër.

Nga ana tjetër dy kompani kanë ofruar vlera më të vogla sesa fituesja dhe përsëri nuk janë konsideruar. Mjafton të bëjmë thjesht një diferencë mes firmës me ofertën më të vogël dhe ofertës fituese për të parë se vërtetë bëhet fjalë për vlera të larta.

Në rastin konkret diferenca i kalon 80 milionë lekë të vjetra. Në rastin më të mire ngrihet pyetja se ku kanë përfunduar këto para? Përgjigjia natyrisht që dihet. Por cila është firma fituese? Manastirliu ka vendosur të shpallë fituese firmën INA të Ferdinand Çaushit për vlerën prej 57,625,120 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Kjo firmë është përmendur shpesh herë nga ana jonë për raste tenderash të dyshimtë, por duket se askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



