E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu : Nuk ka grip derri, as epidemi gripi
Lajme

Manastirliu : Nuk ka grip derri, as epidemi gripi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qetesuar sot qytetaret duke thene se ne vend nuk ka grip derri, dhe as epidemi gripi.

manastirliu

Pas tre rasteve te konfirmuara te vdekjeve nga gripi, Manastirliu e ftuar në studion e ABC News, ka thene se janë siguruar vaksinat falas për kategoritë në risk dhe ka bere apel te mos neglizhohen simptomat e gripit.

“Shqipëria ka një qarkullim me intensitet mesatar të gripit, por nuk jemi në epidemi”.
Manastirliu tha se bëhet fjalë për virusin stinor, jo grip derri, i cili prej 10 vitesh është transformuar në grip sezonal.
“ Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për vaksinën e gripit duke e ofruar falas për atë pjesë të popullatës më të riskuar, të moshuarit, gratë shtatëzëna, personel shëndetësor”, tha Manastirliu.

Nderkohe mesohet se 100. 000 doza vaksinash janë vënë në dispozicion dhe deri tani është realizuar në masën 80 % vaksinimi, që është shumë efikas sepse ul komplikacionet.

Komplikacionet nga gripi gjatë muajit Janar, kanë shënuar 3 viktima tek persona të prekur nga një grup sëmundjesh, kurse janë rreth 200 raste me grip të konfirmuara nga analizat e Institutit të Shëndetit Publik dhe 19.000 personat me infeksione respiratore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur 4 qendra shëndetësore 24 orëshe në Tiranë, për të përballuar urgjencat pediatrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.