Manipulimet me teste në Gjermani
Dyshohet se disa firma kanë bërë manipulimë të mëdha me teste në të paktën dy lande të Gjermanisë / NRW dhe Bavari. Për qytetarët testet janë pa pagesë (fjala është për schnelltest, e jo PCR) ndërsa shteti i paguan firmat për një test 18 Euro. E dyshohet se disa firma i kanë fryrë jashtëzakonisht shumë shifrat e testeve, të cilat në fakt nuk i kanë bërë fare, dhe në këtë mënyrë kanë përfituar qindra mijëra euro, njoftojnë tri media gjermane. Me këtë çështje po merret tani prokuroria, e kur të ketë më shumë informacione me siguri që do t’ju njoftoheni me hollësitë rreth skandalit.
Pas skandaleve me shitblerjen e maskave, ku janë të përfshirë edhe disa politikanë, tani shihet se kriminelët nuk hezitojnë të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme edhe me teste…Vazhdojmë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



