E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manipulimi flagrant i ‘prestigjatorit’ Dvorani, në Rrugën e Partisë
Publik News

Manipulimi flagrant i ‘prestigjatorit’ Dvorani, në Rrugën e Partisë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot, videon e dytë denoncuese me shkeljet e mëdha ligjore në procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese, të Kryetarit të KED Ardian Dvorani, ato që kreu i shtetit i konsideron si “lojëra të prestigjatorit”.

Meta, duke sjellë faktet njeri pas tjetrit të manipulimeve të rënda, ka dalë në konkluzionin se Dvorani qëllimshëm nuk ndjek “Rrugën e Kushtetutës, por Rrugën e Partisë”.

“Të dashur qytetarë, – shkruan Meta. – Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.”

Ardian Dvorani, kompetencë në Kushtetuese:

Kryetari i KED, në raport me vendimarrjen, është vetëm një anëtar i KED dhe ka vetëm 1 votë. Edhe për botimin e vendimeve në faqen e Gjykatës së Lartë, shprehet vetëm KED në çdo vendim të saj. Kryetari i KED është vetëm një përcjellës i vendimeve të KED. Detyra më e rëndësishme e kryetarit të KED është publikimi i procesverbaleve të KED në faqen e Gjyaktës së Lartë. Pikërisht edhe këtë detyrë, Kryetari i KED nuk e ka bërë që nga 15 janari 2019 për 32 mbledhje radhazi.

Image

KED i ka renditur vakancat sipas radhës kushtetuese:

President
2.Kuvend.
3.President.
4.Kuvend

Dhe jo:

1.President

2.President

3.Kuvend

4.Kuvend.

Image

8 tetor 2019:

Vendimit të Dvoranit për t’i nisur njëherazi Presidentit dy vakancat dhe pas 6 ditësh, dy vakancat njëherazi Kuvendit ëhstë lojë vetëm personale e tij në kundërshtim të plotë me vendimarrjen e KED, që i ka miratuar vakancat në një ditë dhe sipas radhës kushtetuese.

Ja pse publikimi prej tij i Arta Vorpsit në Fletoren Zyrtare është dhunim i Kushtetutës dhe i ligjit dhe një akt mashtrues.

Vendimin e KED të publikuar në 22 shtator 2019 në faqen e Gjykatës së Lartë, Dvorani e boton në Fletoren Zyrtare në 9 nëntor 2019.

Pika dy sqaron: Ky vendim publikohet në faqen e Gjykatës së Lartë.

Image

Zero mbledhje dhe vendim i KED për publikim në Fletoren Zyrtare.

Zero mbledhje e KED dhe asnjë vendim i saj për të vlerësuar mekanizmin zhbllokues.

Si shpjegohet që Dvorani shkel ligjin, Kushtetutën, del mbi vendimet e KED dhe i rrëmben kompetencat kushtetuese, Presidentit?

Sepse Dvorani nuk ndjek Rrugën e Kushtetutës, por Rrugën e Partisë.

Image

Partia e mbajti 6 vjet në detyrë, përtej mandatit kushtetues 9-vjeçar.

Mjaft me sundimin e Partisë!

Vetëm sundim i Kushtetutën dhe ligjit.

Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Këtë e kanë vendosur shqiptarët në referendum në 22 nëntor 1988.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.