E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manja i përgjigjet Berishës: Ke leje ta përdorësh emrin tim!
Flash

Manja i përgjigjet Berishës: Ke leje ta përdorësh emrin tim!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili gjatë tubimit të Partisë Demokratike të mbajtur të hënën pretendoi se biznesmeni Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale, e ka goditur me grushta Manjën.

Në një postim në Facebook, Manja i përgjigjet Berishës me tone ironike, duke i cilësuar pretendimet e demokratit si shpifje të rëndomta.

“Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash.

Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde!

Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë” shkruan Manja.­

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.