E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani e quan katastrofike : 1 mln shqiptarë kanë ikur nga vendi, në 8 qarqe ka më shumë pleq se të rinj
Lajme

Manjani e quan katastrofike : 1 mln shqiptarë kanë ikur nga vendi, në 8 qarqe ka më shumë pleq se të rinj

Juristi Ylli Manjani, është shprehur se nga censusi i fundit ka dalë se në Shqipëri jetojnë 1.8 milionë banorë.

Manjani u shpreh se me ardhjen e Ramës në pushtet, 1 milion shqiptarë kanë ikur, jo sepse nuk kanë punë e para, por nuk kanë siguri për asgjë.

“E tmerrshme, në 8 qarqe nga 12 numri i pleqve është më i madh se i të rinjve. Katastrofë.

Dhe palaçot thonë kemi bërë reforma. Kanë bërë faqen e tyre të zezë. Kanë larguar njerëzit nga shtëpitë e tyre. Plakje totale, shkatërrim.

Reforma? Çfarë reformash kanë bërë këta, kujt i shet mend ti për reforma, duke përzënë njerëzit nga territori.

2.8 milionë banorë kanë qenë në censusin e vitit 2011. 2.8 milionë. Sot nëpër dhëmbë e nxjerrin, sepse nuk guxojnë ta nxjerrin shifrën. Është 1.8 milionë banorë.  Është 1 milionë më pak për 10 vite. 1 milion më pak shqiptarë. Se shqiptarët ikin, shohin punën e tyre. Kush ka një punë, një zanat, çan e ikën.  Nuk ikën se nuk ka lek, se lek në Shqipëri ka sa të duash, kemi klime, ka territor, ka shtëpi. Të gjitha këto i kemi ne.

Por ikin se nuk ka siguri. E dini ju se letrën e pronës sot që mezi e ke blerë, shqiptari sot nuk e ka në xhep, por e ka në një sistem që nuk dihet se ku është. Pasiguri totale.

Prona e pasigurt. E blen me investimet e jetës dhe vjen një batalion me policë dhe ta shembin.

5 maji, unaza, Shkoza, bregu, sa raste doni në Shqipëri. Prona sot është katastrofë ta merr shteti’, tha Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.