E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: PARADOKSI,qeveria ndalon qarkullimin e makinave private e publike, por LEJON dhënien e tyre me qera
Lajme

Manjani: PARADOKSI,qeveria ndalon qarkullimin e makinave private e publike, por LEJON dhënien e tyre me qera

Ish-ministri Ylli Manjani ka publikuar një vendim të qeverisë ku vihet re, se një nga aktivitetet që lejohet të vazhdojë funksionin e tij, është marrja dhe dhënia me qira (shtëpi, dyqane, automjete).

Ndërkohë, si pasojë e masave të marra nga koronavirusi, qeveria ka ndaluar lëvizjen e mjeteve private dhe publike. Sipas Manjanit ky është një paradoks, por ndërkohë ai e vë gishtin te qeveria.

Manjani thotë se kjo bëhet në mënyrë që aktiviteti i makinave me qira, të mos kërkojë asistëncë financiare, pasi është lejuar të punojë, por nga ana tjetër punë nuk ka, pasi lëvizja e mjeteve është e kufizuar.

Statusi i plotë i Manjanit

Ja një paradoks.

Dhënia me qera është aktivitet që u lejoka. Të japësh shtëpinë apo dyqanin me qera nuk ka ndonjë lidhje me masat ndaj virusit.

Por ajo që ka lidhje është dhënia me qera e makinave.

Pra në kushtet kur shteti ndalon përdorimin e makinave private e publike, lejon trafikun e makinave me qera!!!!

Seriozisht e kanë këtë budallëk?

Ndërkohë pisllëku vijon me pronarët e këtyre bizneseve, të cilën nuk kanë gojë të kërkojnë asistencë financiare, nëse ndonjëherë do jepet diçka. Se ju thonë, “ne ju lejuam. Vetë e keni fajin që nuk punuat”!!!

Ja një pasojë tjetër e faktit që qeveria nuk ekziston! Vetëm fantazia dhe improvizimi i BOSIT….

90704484_890013734776401_4471567829996404736_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.