E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani publikon pamjet e vjetra të Teatrit: Plasi sytë Erion Veliaj!
Lajme

Manjani publikon pamjet e vjetra të Teatrit: Plasi sytë Erion Veliaj!

Manjani publikon pamjet e vjetra të Teatrit: Plasi sytë Erion Veliaj!

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar në Facebook pamjet, që në fillim të ndërtimit të kompleksit Teatror. Sipas Manjanit nuk kishte askund as kuaj e as vend për fashistët, paçka se ia vunë emrin Teatri Savoia.

“Ja ku janë pamjet, që ti plasin sytë gomerët e Rilindjes! Ai kompleks u projektua dhe u ndërtua për art dhe kulturë, asnjë lloj kafshe tjetër nuk ka qenë prezente në atë kompleks, as në ide, as në projekt e as në përdorim”, shprehet më tej ish-ministri.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

ImageJa ku janë pamjet që në fillim të ndërtimit të kompleksit Teatror. Fashistët vetëm i vunë emrin Teatri Savoia.

Siç e shihni nuk kishte askund as kuaj e as vend për ta!

Ai kompleks u projektua dhe u ndërtua për art dhe kulturë.

Ja ku janë pamjet, që ti plasin sytë gomerët e Rilindjes! Asnjë lloj kafshe tjetër nuk ka qenë prezente në atë kompleks, as në ide, as në projekt e as në përdorim!

Ju duhet toka sot për ta vjedhur, ky është avaz tjetër. Por historia tregon se aty është luajtur art dhe është emetuar kulturë!

Dhe kush është më e bukura: këto pamje janë risjellë në vemendjen e publikut nga vetë Rilindasit e sotëm, kur erdhi Papa. Specialistët tanë dhe ata Italianë i nxorën këto foto për qëllim restaurimi.

Tani duan ta fshijnë…..

Turp e faqja e zezë, për cilindo që në kampin e Rilindjes i ka mbetë sadopak fytyrë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.