E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Rama dhe Yuri Kim po zihen kush ta kontrollojë më shumë drejtësinë
Publik News

Manjani: Rama dhe Yuri Kim po zihen kush ta kontrollojë më shumë drejtësinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbrëmjen e sotme për deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe të kryeministrit Edi Rama.

Manjani tha në emisionin e Adi Krastës se Kim dhe Rama po krijojnë një konfuzion logjik që nuk duhet, pasi pretendon se po zihen me njëri-tjetrin kush ta kontrollojë më shumë drejtësinë.

“Kë të besojmë, shefat apo zonjën? Ku janë rezultatet reale? Konfuzion logjik që nuk mban. Luks i madh të kesh në propagandë ambasadoren e SHBA-së. Kush është qëllimi i Reformës në Drejtësi?

Qëllimi themelor i një shteti normal dhe demokratik është që demokracia s’ka lidhje fare me pisllëqet e këtyre. I shkruar në zyrat e propagandës së qeverisë dhe që emetohen nga një ambasadë e një shteti të huaj.

Drejtësia, standardi është ky, drejtësia nuk duhet të ketë lidhje me këto gjëra, as me ambasadën amerikane. Pavarësi nga kush? Nga ligji dhe varësi nga ambasada apo kryeministri? Të zihet kryeministri me ambasadën kush ta kontrollojë më shumë?”, deklaroi ish-ministri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.