E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manushaqe Picari rrëfen konfliktet me dhëndrin:Të lutem o Kudret mos mu ndaj me gocën
Publik News

Manushaqe Picari rrëfen konfliktet me dhëndrin:Të lutem o Kudret mos mu ndaj me gocën

Manushaqe Picari, e shoqja e Mexhit Picarit, që vrau me 5 plumba ish-dhëndrin e tij mesditën e të premtes ka ngritur gishtin e akuzës tek autoritetet e drejtësisë, si fajtore për ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen e saj.

” Shteti nuk ec mirë. Kur dhunohet një grua, në vend të futet në burg burri, kanë fut gocën”, tha ajo për mediat këtë të shtunë, duke dhënë detaje të reja se çfarë kishte ndodhur para krimit.

“E mora e përqafova dhëndrin i thashë të lutem o Kudret mos mu ndaj me gocën të kam si djalin tem i thashë”, u shpreh ajo, duke treguar se kanë kërkuar që marrëdhëniet mes çiftit të ndreqeshin.

Manushaqe Picari tha se viktima, Kudret Saliaj i kishte kërcënuar familjarisht edhe pak ditë para krimit.

“Ke edhe kamerat atje, mund ta shihni, ka ardhur me forustradë të zezë dhe ka torturuar gocën. Tha goca ‘u frikësova, se ishte një shtëpi e frikshme në mal’. Erdhi në lokal tha se do na vriste, erdhi me kamion të na shtypte. “Do ju vras, do ju zhduk familjen”, na tha. Ne shkuam menjëherë në Vorë. Ka qenë gjithmonë i dhunshëm. Jemi munduar t’i zgjidhim në gjykatë”.

Mësohet se ajo është larguar për shkak të frikës nga banesa ku jetonte me vajzën dhe burrin, të arrestuar tashmë për krimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.