E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maqedonia notë proteste Hungarisë, për  azilin e Gruevskit
Bota

Maqedonia notë proteste Hungarisë, për azilin e Gruevskit

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me kërkesën së tij për azil në Hungari.

Sot në Shkup është zhvilluar takim mes ambasadorit të Hungarisë në Maqedoni, Laslo Duks, dhe sekretarit shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski.

Dimovski është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedh poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.