E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maratona Botërorë dhe një kujtesë për viktimën e landfillit  Ardit Gjoklaj!
Lajme

Maratona Botërorë dhe një kujtesë për viktimën e landfillit Ardit Gjoklaj!

Ardit Gjoklaj duhet të kujtohet jo vetëm si një viktimë e një tragjedie të tmerrshme, por si një simbol i të rinjve të pambrojtur që përballen me kushte të rënda pune në Shqipëri.

Në 2016, Arditi, vetëm 17 vjeç, humbi jetën në landfillin e Sharrës, ku punonte për një kompani private në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Kjo ngjarje nuk është thjesht një aksident i trishtuar; ajo pasqyron një dështim të thellë të përgjegjësisë institucionale, të sigurisë në punë dhe të ndershmërisë ndaj të rinjve që përballen me mungesën e perspektivave ekonomike.

Sot, grupi i të rinjve që mbajti bluzat me portretin e Arditit në Maratonën e Tiranës, një event i promovuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj si një ngjarje botërore, na kujton se plagët e drejtësisë së munguar nuk mund të shërohen me festa dhe promovime mediatike.

Mbi gjakun e Ardit Gjoklajt më vonë, po në atë vend, u dha një kontratë koncesionare rreth një miliard euro korrupsion, aferë, skandal, media të kapura që i shërbyen ndoshta me qëllim edhe humbjes së jetës së Ardit Gjoklajt, për ta maskuar atë, u shërbyen edhe inceneratorëve, aferës njëmiliardëshe.

Në vend që të festojmë, duhet të reflektojmë mbi faktin se një 17-vjeçar ishte i detyruar të punonte në kushte të tmerrshme në një landfill, ku mbeti i vrarë. Pavarësisht se kush ishte shkaktari i drejtpërdrejtë, fakti që ai punonte në një mjedis të tillë është një krim më vete.

Mungesa e përgjegjësisë nga institucionet dhe kompania që administronte landfillin mbetet një njollë në moralin e shoqërisë sonë. Bashkia e Tiranës ka një barrë të madhe mbi shpinë, dhe ajo barrë është jeta e humbur e Ardit Gjoklajt, një jetë e re që nuk do të duhej të shuhej në mes të plehrave. Drejtësia heshti për të dhe vazhdon të heshtë për të gjithë ata që punojnë në kushte të skandaloze.

Përmes kujtimit të Ardit Gjoklajt, ne duhet të kërkojmë më shumë transparencë dhe mbrojtje për punëtorët shqiptarë, veçanërisht për të rinjtë që shpesh mbeten viktima të shfrytëzimit dhe neglizhencës. Arditi nuk është thjesht një emër në një listë viktimash; ai është simboli i të rinjve që nuk i njohim, që punojnë në hijet e një sistemi që nuk i mbron por të vret natën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.