E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marin Mema: Janë të gatshëm të shesin çdo gjë, perfshirë vendin, shpirtin, identitetin, kombin, për pushtet e para
OP-ED

Marin Mema: Janë të gatshëm të shesin çdo gjë, perfshirë vendin, shpirtin, identitetin, kombin, për pushtet e para

Politikanët në masë në Shqipëri jo vetëm nuk e kanë idenë e shtresës në nevojë, por as atë të shtresës së mesme. Niveli i jetës së tyre (edhe pse me të ardhurat zyrtare nuk e justifikojnë as për largëti përfshirë edhe në ëndrrat e tyre më fantastike) është mes më të pasurve, mes atyre që paratë nuk i numërojnë, por i peshojnë. Përsëris i peshojnë.

A njihni ndonjë të tillë në Shqipëri që i dridhet dora të blejë ushqimet apo diçka tjetër siç u ndodh çdo muaj pensionistëve?A ka ndonjë që nuk arrin të shkollojë fëmijët , t’u blejë veshjet apo qoftë edhe një lodër për vit të ri? A ka ndonjë që nuk ka të bëjë pushime luksoze disa herë në vit, që nuk ka tre, katër apo 50 apartamente e vila, dyqane e troje të deklaruara apo të padeklaruara? Sigurisht që jo sepse shumë prej tyre, prej politikanëve në këtë vend kanë siguruar deri brezin e 35, 350 apo 3500. Ata janë të gatshëm të shesin çdo gjë, perfshirë vendin, shpirtin, identitetin, kombin, për pushtet e para.

Politikanët e sotëm në shumicë Ikin e vijnë, por askush nuk i mban mend pas pak kohe, fundja për çfarë ? Ata nuk ndryshojnë nga njëri tjetri, ata bëjnë gjithçka njësoj, flasin njësoj, premtojnë njësoj, shtiren njësoj. Madje edhe fytyrat një pjese ju bëhen njësoj. E mbi të gjitha ata nuk e dënojnë njëri tjetrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.