E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marin Mema: Le të bëhen gati ata që nuk e duan të vërtetën mbi qytetin e Manastirit
Uncategorized

Marin Mema: Le të bëhen gati ata që nuk e duan të vërtetën mbi qytetin e Manastirit

Gazetari që është shpallur ”non grata” në Greqi dhe që nga mediat në gjuhën maqedone që ”titulli” i njejtë t’i jepet edhe në Maqedoni, tani ka paralajmëruar që do të nxjerr fakte tronditëse për Manastirin qytetin e humbur nga shqiptarët në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqësi i emisionit ”Shqipëria tjetër” emisionin për Manastrin e ka paralajmëruar në faqen e tij në Facebook. Ai në paralajmërimin për emisionin për Manastirin ka shkruar ”E vërteta do të flas sërish.

Pavarësisht presioneve, ndalimeve në komisariate, problemeve të tjera, asgjë nuk do të ndalet. Këtë herë i takon kryeqndrës së lëvizjes kombëtare të flasë, Manastirit.

Qyteti i Alfabetit do të tregojë historinë e tij nga lashtësia në ditët e sotme. Ndaj le të bëhen gati ata që nuk e duan të vërtetën, ata që shurdhohen nga zëri i saj.

Le të bëhen gati ‘Dnevnik’ e të tjerë… Të mësojnë se sado të mbulosh gjurmët ato një ditë do të dalin në sipërfaqe!! Të shtunën në ‘Gjurmë Shqiptare’ do të vijë Manastiri i Rilindjes Kombëtare !!” shkruan Marin Mema.

Përndryshe, Mema para disa muajve nxorri edhe emisionin për Kalanë e Shkupit ku me fakte tregonte tjetërsimin e të vërtetës për të kaluarën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.