Marinë Lë Pen nuk i do Shqipërinë e Maqedoninë në BE: Duhen ndalur urgjent
“Nëse njerezit nuk i ndalojnë me anë të votës, eurokratët do na fusin në gropë”, ka shkruar Marinë Lë Pen, duke shtuar se duhet reagim urgjent.
Lë Pen dhe Fronti Nacional është shprehur edhe më herët kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE apo njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Illyria. Në politikën e jashtme, shumë nga pikëpamjet e saj përkojnë me ato të Presidentit Vladimir Putin. Ajo ka kundërshtuar akuzat se huaja që ka marrë nga bankat ruse për shpenzimet e fushatës është arsyeja e qendrimeve të saj pro-ruse.
Vajza e nacionalistit të djathtë Zhan-Mari Lë Pen, ajo drejton FN që nga vitit 2011 dhe në zgjedhjet e fundit konkurroi me Presidentin aktual francez, Emmanuel Macron, i cili arriti një fitore shpartalluese me mbi 66% të votave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



