E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mario Mitaj tërheq vëmendjen e gjigandëve të Serisë A, Lokomotiva e Moskës rrit çmimin për mbrojtësin e kombëtares
Lajme

Mario Mitaj tërheq vëmendjen e gjigandëve të Serisë A, Lokomotiva e Moskës rrit çmimin për mbrojtësin e kombëtares

Merkatoja e verës për Mario Mitaj do të jetë mjaft e zhurmshme dhe e “nxehtë”. Talenti i kombëtares falë paraqitjeve me kuqezinjtë dhe me Lokomotivën e Moskës ka përfunduar në radarin e shumë ekipeve të tjera.

Juventusi është skuadra e cila ka nisur të bëjë hapa konkret drejt mbrojtësit të kombëtares. Në dy miqësoret e zhvilluara gjatë këtij muaji, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e vëzhguan nga afër Mitajn dhe sipas mediave italiane kanë mbetur të kënaqur nga 20-vjeçari.

Sipas ‘Tuttosport’ bëhet me dije se italianët kanë nisur edhe kontaktet e para me skuadrën ruse. Kjo e fundit kërkon  të përfitojë sa më shumë nga Mitaj dhe në këto kushte mësohet se kanë rritur edhe çmimin e tij.

Nga 7 milionë euro që kërkonin në fillim, shuma tashmë varion nga 8-10 milionë euro. Që Lokomotiva të lërë të lirë mbrojtësin kuqezi kërkon që në arkat e klubit të derdhet një shumë e tillë, shifër kjo që nuk konsiderohet problem nga drejtuesit italian.

Kujtojmë se Mitaj u bë pjesë e skuadrës ruse në gusht të vitit 2022, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.