E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Marku: Rama duhet shkulur me gurë dhe pushkë!
Politikë

Mark Marku: Rama duhet shkulur me gurë dhe pushkë!

Pedagogu Mark Marku ka bërë një paralajmërim të frikshëm mbrëmjen e sotme gjatë emisionit ‘Opinion’. Duke folur në emision, Marku u shpreh se Rama kërkon të fshijë provat e krimeve të tij, duke bërë diçka më të madhe: të çojë popullin në luftë, në konflikt civil.
“Rama kërkon të çojë vendin në luftë që të shkatërrojë të gjitha provat për krimet e tij. E them me bindjen e plotë. Sepse kur zhytesh kaq shumë në krim e korrupsion, do të kërkosh diçka më të madhe që ti fshish. Dhe lufta, konflikti civil është diçka shumë më e rëndë. Jam i bindur që Edi Rama kërkon të çojë vendin në luftë dhe në përplasje civile pasi kjo gjë është më e rëndë se sa krimi dhe korrupsioni tij. Në këtë mënyrë ai fshinë të gjitha provat dhe krimet që ka bërë në 6 vite në regjimin e tij”,- u shpreh Mark Marku.
Pedagogu përfshi në debat të ashpër edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. “Këta janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar me gurë. Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin. Me gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjelle në majë të hundës”,- tha Mark Marku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.