Mark Marku: Rama i ka kapur të gjitha, tani do të kapë edhe Ilir Metën
Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku thekson se kryeministri Rama po përpiqet që të kapë edhe instancën e fundit që ka mbetur që është ajo e Gjykatës Kushtetuese dhe Presidenca.
Ai e ka cilësuar si të ligjshëm tubimin e 2 marsit që do të mbajë presidenti Meta, ndërsa akuzon Ramën se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe paralelisht edhe atë të kufizimit të kompetencave të Presidentit me ndryshimet e fundit ligjore mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Pavarësisht termit, grusht shteti apo diçka tjetër shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet.
Mund ta shohim si të duam por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë.
Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit.
Zakonisht nuk ndodh edhe nëse ndodh në raste shumë të rralla por nuk është e paligjshme. Ky është problemi se mbingatërrojnë gjërat, por në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët.
Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën.
Edhe për ne qeë s’jemi juristë cënohet Kushtetuta. Kalohet një ligj në parlament që nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nuk ka instrumente të tjera, parlamenti nuk ekziston, s’është i paplotë e para e punës. Edhe parlamentet në kohë lufte kanë masën e plotë.”- tha Mark Marku për News 24.
Presidenti Meta i është përgjigjur analistit Mark Marku, i cili tha sot në emisionin “Kjo Javë”, se Rama po përpiqet t’i marrë Kreut të Shtetit kompetencat.
Me një shënim në facebook, Meta shkruan se problemi i vërtetë është përpjekja mafioze, sipas tij, e kryeministrit për të marrë Gjykatën Kushtetuese.
Kreu i Shtetit ka bërë edhe njëherë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e paralajmëruar më 2 mars.
I dashur Profesor Mark Marku!
Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!
Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




