E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Zuckerberg kërkon punëtorë për  projektin virtual ‘Metaverse’
Publik News

Mark Zuckerberg kërkon punëtorë për projektin virtual ‘Metaverse’

Facebook po investohet masivisht në ndërtimin e një “universi virtual”, ku Mark Zuckerberg do të jetë sërish krijuesi. E për këtë qëllim, rrjeti social më i madh në botë kërkon burime njerëzore, ku vetëm në Europë ka hapur 10 mijë vende të reja pune.

Projekti i quajtur “Metaverse” është konceptuar si një ambient tërësisht i shkëputur nga realiteti, ku bashkëveprimi i përdoruesve do të jetë virtual në një mjedis ku mund të punojnë, komunikojnë dhe luajnë përmes pajisjeve VR.

“Universi virtual ka potencial të ndihmojë në zhbllokimin e mundësive të reja kreative, sociale dhe ekonomike. Europianët do t’i japin formë atij që prej fillimit”, tha Facebook përmes një deklarate ku njoftonte se 10 mijë vende të reja pune ishin në dispozicion në këtë sektor vetëm për Europën.

Facebook po përballet me kritika në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave, fshehjen e raporteve të brendshme për efektet negative që aplikacionet e tij kanë te të rinjtë dhe vendosjen e përfitimeve përpara mirëqënies së qytetarëve dhe sidomos adoleshentëve.

Për këto akuza, Zuckerberg pritet që të thirret nga Parlamenti Europian pas dëshmive të dhëna në Kongres nga drejtuesit e lartë të Facebook.

Vendet e reja të punës që do të hapen për 5 vitet e ardhshme. “Metaverse” do të kërkojë inxhinierë IT me specializim tepër të lartë. Facebook thotë se ka zgjedhur Europën për lancimin e Metaverse pasi ofron një treg më të madh se SHBA dhe burime njerëzore më cilësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.