E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marku i Facebook mbaron universitetin
Bota

Marku i Facebook mbaron universitetin

Themeluesi i Facebook-ut ,Mark Zuckerberg, është kthyer pas 12 vitesh në Universitetin e Harvardit për të dhënë një fjalim dhe për të marrë një diplomë nderi, raporton “BBC”.

Njeriu i pestë më i pasur në botë, i cili sipas “Forbes” zotëron një pasuri neto prej 62.3 miliardë dollarësh, hyri me entuziazëm në Harvard pas lançimit të faqes globale të rrjeteve sociale.

Zuckerberg u bëri thirrje studentëve qw “jo vetëm të krijojnë vende të reja pune, por të krijojnë edhe qëllime të reja”, shkruan syri.net. Kur ishte student, ai braktisi studimet, dhe pak me vonë krijoi edhe aplikacionet fillestare të ‘Facebook’, por nuk e pati kurrë mundësinë të merrte një diplomë.

Gjatë fjalimeve historike të së enjtes, Zuckerberg u tha të diplomuarve se ” jetojmë në një kohë të paqëndrueshme

“Ka presion për t’u mbyllur në brendësi dhe për të hequr dorë nga globalizimi – u shpreh ai- Por lidhja globale duhet të kthehet në qëllimin tonë kryesor”.

Ekspertët politikë mendojnë se themeluesi i Facebook-ut, mund të jetë duke u përgatitur të kandidoje për poste politike, dhe nuk janë të pakët ata që aludojnë se Zuckenberg mund të bëhet pjesë ë Administratës së Presidentit Donald Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.